
Fundi tragjik i Gjikos, në klipin e ri vret veten
Kënga e tij e radhës që pritet të publikohet me klip, po që do jetë interesante. Reperi i famshëm kosovar Gjiko, do të lançojë këtë të diel projektin e tij të ri ndërsa në klip ai paraqitet me bashkëshorten, moderatoren Elita Rudi. Është Elita ajo që ka dhënë lajmin për publikimin e këngës së re, duke lançuar një video me disa inserte nga ky video spot. Me sa kuptuam ne, dyshja paraqesin në këtë klip një histori dashurie, por ajo që na e mori tërë vëmendjen është një skenë krejt në fund të këtij inserti që u publikua nga Elita në Instagram, shkrun Prive. Me revole në dorë, Gjiko në këtë klip vret veten, gjithsesi presim të shohim se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë.