Ftesë në 5/ Do njeriun dhe jo gjininë, rrëfimi ekskluziv i shqiptarit në Amerikë: Jam panseksual!
Ari Zeneli ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku zbuloi për herë të parë orientimin e tij seksual.
Ai pranoi se është panseksual, pra një njeri që dashurohet me karakterin e një personi tjetër pa dallim gjinie.
30 vjeçari zgjodhi ta bënte për herë të parë këtë rrëfim edhe për prindërit e tij.
Sipas tij, këta të fundit do e mirëkuptojnë dhe do e përkrahin.
Ari zbuloi se marrëdhënia e tij e parë ka qenë me një grua, por më pas ka patur marrëdhënie edhe me burra.
I pyetur nga Bieta ai tha se do dëshironte të krijonte familje e të kishte fëmijë, qoftë biologjikë ose të birësuar.
Top Channel