Frymëzuar nga stili i Meghan Markle, trendet e fustaneve të nusërisë për 2019-ën
Pavarësisht se duket se trendet e fustaneve të nusërisë nuk ndryshojnë, në fakt ato ndryshojnë sezon pas sezoni. Madje vajzat që do të shkojnë drejt altarit në vitin 2019-të do të përballen me disa trende të reja. ‘Vogue’ ka identifikuar 6 modelet më të bukura të fustaneve të nuseve dhe një prej tyre duket se është frymëzuar nga stili i Meghan Markle. Gjithashtu gjatë 2019-ës duket se do të ketë një rikthim të viteve ’60-’70 me modele fustanesh të shkurtër që zbulojnë këmbët e nuses, shkruan Who. Të gjitha vajzat që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre vitin tjetër më poshtë mund të gjejnë modelet më ‘in’ dhe të frymëzohen për të zgjedhur një të përshtatshëm. /revistawho.com