Frymëzohuni nga Tuna Sejdiu për rrobabanjot!
Vera ka startuar dhe personazhet publikë shqiptarë nuk kanë nguruar të tregojnë në llogaritë në rrjetet sociale një pjesë të pushimeve të tyre pranë detit apo pishinave, ndërkohë që temperaturat kanë arritur majat. Tuna ka qenë një prej e tyre, e cila ka publikuar foto të ndryshme nga destinacionet fantastike ku ajo ka udhëtuar. Ajo njihet si një nga këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar, madje ndër më të guximshmet. Përtej ekranit dhe punës me klipet ku ndryshon ‘look’ herë pas here, duket se edhe në jetën jashtë kamerave Sejdiu është po aq e guximshme. Ne jemi fokusuar tek rrobat e banjos, të cilat këtë verë bukuroshja i ka zgjedhur të modeleve dhe ngjyrave të ndryshme. Nga modeli latex, ngjyra e zezë, e kuqe, e deri tek ajo rozë, Tuna ka arritur të marrë komente pozitive nga të gjithë fansat e saj, sidomos për fizikun perfekt, shkruan Who. Nëse jeni në mëdyshje se cilat janë rrobat e banjës të duhura për ju këtë verë, atëherë mjafton t’i hidhni një sy fotove të mëposhtme.