Frikë apo çfarë? Boksieri i njohur britanik refuzon duelin me Markun
Së fundmi Florian Marku regjistroi fitoren e shtatë radhazi në boks, duke qenë i pamposhtur në këtë disiplinë. Luftëtari shqiptar është gati për të bërë hapa më të mëdha në karrierë dhe tenton të kalojë në një nivel më të lartë.
Kundërshtari i fundit i Markut, Mweemba, nuk rezistoi asnjë një raund, teksa tashmë boksieri, që stërvitet në Londër ka nisur menjëherë përgatitjet për një sfidë të radhës. Nga Anglia mësohet se ai ka ftuar në një duel për të disatën herë Conor Nigel Benn.
Conor është djali i një prej legjendave të boksit britanik, Nigel Benn. Vetëm 24 vjeç ai konsiderohet si e ardhmja e boksit anglez. Megjithatë, duket se ende nuk është gati të përballet me furinë Florian Marku. Mësohet se Conor i është përgjigjur negativisht ftesës së Markut për një duel në ring.
Këtë lajm e njofton edhe ai vetë, që komenton kërkesën e Markut. Sipas Conor, Marku nuk e meriton të ndeshet me të. Megjithëse fjalët e tij janë i vetmi burim i besueshëm, kjo nuk na bind të mos hamendësojmë se britaniku i druhet një dueli me Markun.
“Më besoni, ai thjesht dëshiron të ftojë luftëtarët kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Çfarë ka bërë për ta merituar këtë? Pretendon se të gjithë e kemi frikë. Është për të qeshur. Ai do rrihej nga çdokush prej 20 të mëdhenjve në Britani”,shkruan Conor në Twitter. /abcnews.al