Françeska tregon ‘sherrin’ me Eglën gjatë ditëlindjes së Meritonit mbrëmë
Disa ish-banorë të ‘BBV’ kanë hyrë mbrëmjen e kaluar në shtëpi për të festuar bashkë me finalistët ditëlindjen e Meritonit. Mes tyre ishte edhe Françeska Murati, e cila pati një “sherr” të vogël me Eglën.
Në një intervistë mëngjesin e sotëm për emisionin “Wake Up”, Françeska zbuloi më shumë nga takimi i djeshëm me banorët dhe çfarë diskutoi me Eglën. Ajo tha se i ka premtuar Eglës se do t’i gjejë veshjen për finalen e madhe të “Big Brother VIP3” dhe tregoi se i ka dërguar një kostum, të cilin Egla e ka kthyer mbrapsht.
“Në fakt i kam dërguar një kostum, por Egla e ka kthyer mbrapsht. Dhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Më tha se nuk e dinte që ia kisha dërguar unë, se po ta dinte do ta kishte mbajtur. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”, -u shpreh Françeska.
Theksojmë se Françeska ka dalluar për stilin e saj dhe veshjet luksoze, sidomos gjatë spektakleve.
popart.al