Françeska Murati së shpejti nënë për herë të dytë?! Ish-banorja e BBV3 rrëfen për ndjekësit e saj…
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, i ka surprizuar të gjithë me një postim që ka bërë në Instastory. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, ajo ka lënë të kuptohet se një fëmijë i dytë është në planet e saj.
Në një Ask në rrjetin e saj social, Miss Londra pyeti ndjekësit:
Si po bëheni ju gati për plazh?
Një ndër to, iu përgjigj Françeskës:
Ja këtu në maternitet duke shuar nepsin nga telefoni.
Ndërkohë përgjigja e ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri i surprizoi të gjithë. Ajo postoi një foto të partnerit dhe djalit të saj e bashkëngjitur me të shkroi:
Shihemi atje vitin tjetër.
Kujtojmë se Françeska dhe partneri i saj, Ergysi kanë një fëmijë së bashku, Charlie. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, Fraçeska ka folur shumë edhe për djalin e saj.
Top Albania Radio