FOTO+VIDEO/ Detaje nga pacientët me COVID-19 në Fier: 2 nga 4 të infektuarit nën 25-vjeç

Në Fier rezultojnë deri më tani 12 qytetarë të infektuar me koronavirus ndërsa Fax News ka mësuar detaje të reja në lidhje me 4 të prekurit e fundit.

Mësohet nga burimet se 2 nga 4 të prekurait janë nën moshën 25-vjeç ndërsa i gjithë pallati në lagjen “Naftëtari” janë veteëizoluar në karantinë.

Mësohet gjithashtu se 3 ditë më parë është dezinfektuar i gjithë pallati 5 katesh në Patos  në katin e 3 të të cilit jetonte 85-vjeçarja me koronavirus.

61-vjeçari që është konfirmuar me virus mësohet se jetonte në të njëjtin pallat me 85-vjeçaren e identifikuar më parë ndërsa ka dyshime për të infektuar të tjerë.

Vetëm sot Fierit i janë shtuar 4 raste të reja pasi një 61-vjeçar i cili mendohet se jeton tek i njëjti pallat me 85 vjeçaren dhe i ka shërbyer kësaj të fundit pasi jetonte e vetme, tashme  ndodhet bashkë me djalin tek Infektivi në Tiranë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)