FOTOT/ Zyrtarisht të martuar! Robin Krasniqi dhe modelja kosovare kurorëzojnë dashurinë në martesë në Gjermani

Robin dhe Marigona Krasniqi janë zyrtarisht të martuar. Çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani.

Boksieri dhe modelja u kurorëzuan në një gjendje civile në shtetin Gjerman dhe lajmin e bëri publik vetë Marigona në një postim në Instagram.

“Zyrtarisht Krasniqi 🤍”– shkroi ajo krahas disa fotove nga ceremonia e celebrimit.

Modelja zgjodhi një kostum të bardhë për ditën më të bukur të jetës ndërsa Robin Krasniqi një kostum me kuadrate.

Çifti duken shumë të lumtur dhe të dashuruar, teksa i thanë “Po” njëri-tjetrit për të kaluar pjesën tjetër të jetës së bashku.