FOTOT/ Trashëgimtarja e Lamborghini-t i jep fund beqarisë, martohet në një ceremoni luksoze në Liqenin e Komos

Trashëgimtarja e Lamborghini-t, Elettra është martuar me Afrojack në një ceremoni luksoze në Villa Balbiano në Liqenin Komos të Italisë.

E veshur me fustanin e bardhë gjysmë transparent me dantella, mbesa e themeluesit të kompanisë automobilistike Ferruccio Lamborghini, shkëmbeu zotimet me DJ Hollandez, në një ceremoni të mrekullueshme ku të ftuar ishin miq dhe familjarë të tyre.

26-vjeçarja, që mori pjesë në show-n televiziv Geordie Shore në vitin 2017 dhe Afrojack, emri i vërtetë i të cilit është Nick van de Wall, u martuan saktësisht dy vjet pasi nisën romancën.

Çifti njoftuan që ishin fejuar 10 muaj më parë, në dhjetor 2019. Elettra dukej mahnitëse me vellon e dizajnuar nga Galia Lahav.

/Panoramaplus.al