FOTOT/ Tom Brady një hap më afër divorcit me Gisele, shihet pa unazën e martesës
Tom Brady u pa duke ecur nëpër Pensilvani pa unazën e tij të martesës. 45-vjeçari, emri i të cilit është publikuar në shumicën e tabloideve ditët e fundit për shkak të lajmit për divorcin e tij nga Gisele Bundchen, u pa nga paparacët teksa po dilte nga hoteli i tij përpara ndeshjes Tampa Bay Buccaneers.
Ai u shfaq në një stil atletik duke mbajtur një çantë në dorë. Ajo që tërhoqi të gjithë sytë, megjithatë, ishte gishti i tij ‘i zhveshur’, të cilit i mungonte unaza e martesës me Xhisielën. Përçarja mes tyre duket se këtë herë do të jetë përfundimtare. Çifti nuk ia dolën të kapërcenin mosmarrëveshjet dhe vendosën të ndiqnin rrugët e tyre, pas 12 vitesh bashkë.
Shtatë herë fituesi i Super Bowl-it pranoi se ka nevojë për terapi për tu marrë me peshën e çështjeve të tij personale. Futbollisti amerikan dhe modelja janë një hap para divorcit.
“Është diçka për të cilën kam vazhduar të përpiqem të punoj gjithmonë dhe padyshim që është një sfidë për mua, qoftë terapi fizike apo psikoterapi, të gjitha ato gjëra që sigurisht i kam bërë gjatë viteve ”, tha Brady.