FOTOT/ Sindi Loci, “vajza e virgjër” e “Për’puthen”, akuzohet se po mashtron për jetën private

Vetëm pak kohë më parë, Sindi Loci, e njohur si ish-konkurrentja e virgjër e “Për’puthen”, zbuloi se është në një lidhje dashurie, por që ndjekësit jo vetëm që s’e besojnë, por e konsiderojnë këtë deklaratë thjesht një mashtrim apo alibi që ajo ka ndërtuar mbi jetën e saj private.

Ajo tregoi shumë detaje për partnerin që i ka vjedhur zemrën, por kjo nuk zgjati për shumë kohë. Mbrëmjen e djeshme 22-vjeçarja iu përgjigj të gjitha pyetjeve të ndjekësve në lidhje me marrëdhënien e saj të re. E pyetur nëse është e dashuruar, Loci tha: “Po, mendoj se jam”.

Sindi ka shprehur dëshirën për ta mbajtur sekret partnerin e saj, mirëpo ndjekësit ende e pyesin se kur do të postojë një foto me të, për ta prezantuar me të gjithë, meqënëse tashmë është një figurë publike.

“Do të kujdesem shumë që gjithçka të qëndrojë private aq sa mundemi… nuk duam që vëmendja e publikut të interferojë në asnjë moment në atë çfarë ne kemi”.

Por kjo gjë ka bërë që disa ndjekës të dyshojnë për lidhjen e ish-konkurrentes.

“Po çfarë të dashuri o Sind se sa dolët nga ‘Për’puthen’ ju gjetët të dashur, mashtroni njerëzit kot”, i shkroi ndjekësja, së cilës Sindi iu përgjigj: “Kam katër muaj që s’jam më pjesë e ‘Për’puthen’. Nuk do të mashtroja askënd për asnjë arsye. Jo për gjë, po unë as nuk gënjej dot, s’ia kam idenë. Më del gënjeshtra përnjëherë”.

E pyetur se si partneri e bëri për vete, Sindi shkroi: “Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi edhe sikur koha ndalon. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Do të m’u deshte gjithë nata të ta shpjegoja”.

Ndjekësit ende nuk binden se Loci është në një lidhje dashurie, e një tjetër ndjekës i shkroi: “Përderisa je figurë publike, atëherë përse duhet ta mbash sekret emrin e të dashurit, apo nuk e ke një të tillë”.

Sindi Loci ia ktheu: “Pikërisht pra se jam ‘aq figurë publike’! Nëse ti thua që nuk kam, vazhdo mendo ç’të duash zemër”.

Ndërkohë Sindi, e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga ish-konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”, është përfshirë shpesh në debate me ish-konkurrentë të tjerë, gjë që e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes mediatike.

Së fundmi, Sindi ka qenë e ftuar në emisionin “Në pranga”, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve ngacmuese sidomos në lidhje me jetën e saj private. E pyetur se kë do të zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut si prezantuese, pa hezituar ajo tha emrin e Alketës.

“Alketa Vejsiu është këtu lart për prezantueset (bën me shenjë), të tjerët duhet të vijnë 100 vende poshtë. As që diskutohet që është moderatorja më e mirë në Shqipëri. Është faktike, nuk është thjesht mendimi im”, u shpreh Sindi, teksa theksoi se në “Love Story” do ta konsideronte pjesëmarrjen vetëm për Alketën.

Por si të mos mjaftonte kjo, Sindi zgjodhi Vera Grabockën si producenten më të mirë kur u vendos përballë zgjedhjes Olsa Muhameti apo Vera Grabocka?

“Nuk e njoh personalisht, por mbahet si një nga producentet më brilante”, tha ajo.

Në bazë të këtyre përgjigjeve, Sindi la të kuptohet se jo vetëm që nuk i ka ruajtuar raportet e mira me stafin që ka bashkëpunuar më herët, por burime pranë saj tregojnë se ajo po përgatitet të marrë pjesë në sezonin e ri të “Love Story”, që këtë herë do të ketë një princ dhe një princeshë në kërkim të partnerit, pra dy protagonistë.

Kujtojmë që pas largimit nga “Për’puthen”, Sindi Loci njoftoi me anë të një postimi në rrjete sociale se shumë shpejt do të shpjegonte arsyet e këtij vendimi.

Teksa ishte e ftuar te “Shqipëria Live”, ishkonkurrentja tha se java e fundit në emision nuk do të ndryshonte asgjë për të, sepse për muaj me radhë nuk arriti ta gjente dashurinë në program. Ajo u shpreh e penduar që nuk u kishte dhënë mundësi disa djemve të tjerë të dilnin me të, por u fokusua më shumë te Murati, për të cilin u shpreh se nuk ka pasur kurrë ndonjë ndjenjë për të.

“Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tamponi nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja dy javë në karantinë. Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla.

Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do të bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë rasti i Muratit dhe i Locos. Dy rastet që më kanë lënë më shumë mbresa. Muratin nuk ma morën. Unë mendoj që nuk ka qenë kurrë imi.

Mendoj se ishte një fasadë e tij shumë e mirë për të qenë në vëmendje. Më vjen keq që nuk u kam dhënë rastin djemve që e meritonin aty me të vërtetë. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndieja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte.

U ndieva e përdorur, por nuk ia kisha as besën. Edhe Olën e ka përdorur, sepse ka të njëjtën sjellje dhe duket kur ai aktron”, shpjegoi Sindi. Ishkonkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, do të mbahet mend gjatë si 22-vjeçarja e virgjër e këtij programi dashurie.

Kjo deklaratë e bërë nga ajo që ditën e parë të programit u pasua me shumë debate të forta në studio, pavarësisht se ish-konkurrentja është shprehur se nuk e ka thënë për vëmendje. E ftuar tek “Abc e Pasdites”, ajo tregoi edhe arsyen pse vendosi të tregohej e sinqertë dhe transparente me të gjithë djemtë.

“Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun. Unë e dija shumë mirë që nuk do të merrja pikë dhe do të isha më e sulmuara. Unë nuk e thashë vetë këtë, unë u pyeta dhe ktheva përgjigje”, tha Sindi.

Kur u pyet nëse njerëzit ende vazhdojnë t’i drejtohen si “vajza e virgjër”, Loci tha: “Do të vazhdoj gjithmonë mendoj, edhe pasi unë të jem martuar, të kem fëmijë, sepse njerëzit gjithmonë kërkojnë të kapen pas diçkaje”.

Sindi ka treguar se studion për violinë dhe disa herë ka performuar në skenë. Duke marrë shkas nga përfshirja e shumë ishkonkurrentëve të programit në botën e muzikës, Sindi dha një mesazh, i cili i drejtohej në veçanti Mevlan Shabës, Melisa Lleshit dhe Ana Lleshit.

“Muzika është një profesion shumë i vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do të kishin qenë në ‘Për’puthen’, nuk do të kishin marrë as njëmijë klikime”, tha 22-vjeçarja.

PANORAMAPLUS