Fotot/ Shqiptari kthehet në fenomenin e “TikTok”, ‘freestyle’ i tij përdoret nga gjithë bota

Tashmë i kthyer në fenomen në rrjet, reperi Don Xhoni, po vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes dhe ndër emrat më të dashur nga fansat.

Ndonëse ka qenë mjaft aktiv më projekte të reja muzikore, këto të fundit shpesh herë janë bërë edhe virale në rrjete sociale.

I tillë është edhe një ‘freestyle’ që ka realizuar së fundmi, i cili vazhdimisht po qarkullon në rrjetet më të popullarizuara në TikTok.

Në bazë të postimeve, janë krijuar mbi 25 mijë video me ‘freestyle-in’ e tij bashkangjitur një koreografie.

Kjo është nisur nga një llogari e quajtur ‘Melvinux’ (video e tyre tashmë ka 3.3 milionë shikime), e cila poston ‘freesytle’ të këngëtarëve të ndryshëm nga e gjithë bota, e që më pas të gjithë kanë vazhduar të përdorin këtë muzikë.

Top Channel