Fotot shokuese/ Botoksi deformon nënën, që donte të dukej më bukur

Një nënë ka mbetur me buzë të plasura dhe hundë shumë të fryrë pas një sërë operacionesh të dështuara.

Ellen Gonzalez deshi të bënte kirurgji plastike pasi tallej nga njerëzit dhe fillimisht kishte injektuar silikon në buzët e saj në vitin 2004.

Ajo ende nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj dhe në vitin 2016 hyri në operacion për të rregulluar edhe hundën.

Botox-2

Sidoqoftë, nëna e tre fëmijëve, nga Samford në Conneticut, thotë se rinoplastika e la atë me një hundë si të ‘derrkucit’, kështu që ajo kërkoi më shumë ndërhyrje për ta rregulluar.

Botox-3

Pikërisht në atë kohë, ajo thotë se i ka kërkuar kirurgut që t’ia zvogëlonte buzët. Por, fotografitë shokuese tregojnë se buzët e saj u deformuan totalisht.