FOTOT/ Raiden feston 2-vjetorin dhe Jona Spahiu i dhuroi vogëlushit këtë festë gjigante

Dy vite më parë, moderatorja Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, i cili quhet Raiden dhe sot feston 2-vjetorin e lindjes.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, Jona ka ndarë disa momente nga festa e ditëlindjes së vogëlushit të saj.

Bashkë me bashkëshortin, Frenklin, çifti është kujdesur t’i dhurojnë Raiden një festë të madhe, të personalizuar me lojërat që ai ka qejf, si dhe me një tortë gjigante.

Nëpërmjet fotove të postuara në Instastory, shtëpia dukej e zbukuruar plot me tullumbace shumëngjyrëshe, por jo vetëm.

Çifti duket se ka menduar për çdo gjë, duke filluar që nga zbukurimet e deri tek dhuratat.

Moderatorja dhe Raiden duken mjaft të lumtur dhe kuriozë, teksa përpiqen të zbulojnë çfarë fshihet poshtë letrës së paketimit.

Megjithatë, fotoja më e ëmbël është ajo ku Jona dhe Frenklin mbajnë të voglin, teksa ai iu fryn qirinjve.