Fotot që s’duhen humbur/ Merita Merja inaguron në Dubai qendrën e saj të bukurisë, mahniten të ftuarit gjatë mbrëmjes gala
Grimierja e njohur, Merita Merja, ka hapur edhe nje qendër bukurie në Dubai, duke u shndërruar në histori frymëzuese suksesi.
Përveç karrierës së suksesshme në Tiranë, artistja e make up -it tashmë punon edhe në Dubai. Ajo e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Dubait, duke gjetur kohën dhe balancën për gjithçka.
Merita organizoi edhe një hapje të madhe për punën e re jashtë vendit, një mbrëmje gala e vërtetë. Tapet i kuq, drita shumengjyreshe, tortë dhe të ftuar të shumtë ishin të pranishëm në këtë mbrëmje inagurimi.
Teksa ka marrë urime të shumta nga anembanë bota, në fotot e mbrëmjes shihet që Merita Merja është jo vetëm e suksesshme në karrierë, por dhe super në fornë pasi vazhdon të ruajë si gjthmonë linjat perfekte.