Fotot që konfirmojnë shtatëzaninë e Fjolla Morinës

Prej gati 2 muajsh, Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi theu “arrestin e shtëpisë”. Këngëtarja u arratis nga shtëpia e saj në Kukës ku duhej të kalonte izolimin dhe deri më tani policia nuk ka rënë në gjurmët e saj, pavarësisht se Fjolla nuk e ka fshehur kurrë vendodhjen. Këngëtarja ka qenë mjaft aktive këto kohë në rrjete sociale dhe së fundmi ka treguar se ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, Fisnik Sylën.

Ky udhëtim u bë shkak që ndjekësve të saj t’ju lindin dyshime se Fjolla është shtatzënë për herë të tretë. Në disa foto ajo është shfaqur me barkun më të fryrë se zakonisht dhe menjëherë nisën aludimet se ajo është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë këtë gjë e ka konfirmuar në një farë mënyre ditën e sotme edhe partneri i saj. Fisniku ka publikuar në Instagram disa video të tyre teksa udhëtojnë me avion dhe në to i ka vënë në pah Fjollës barkun e rrumbullakosur. Për më tepër Fjolla shihet në video duke fjetur, një tjetër shenjë e shtatzënisë. Sapo Fisniku e thërret, Fjolla hap sytë dhe vendos duart mbi barkune saj të rrumbullakosur.

Ndërkohë kujtojmë se Fjolla është nënë e 2 vajzave të tjera, Lediana dhe Alayah, të cilat kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia e saj e mëparshme.

Lapsi.al