FOTOT/ Princ Leka zyrtarizon lidhjen me Blerta Celibashin

Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin në një ngjarje të veçantë.

Së fundmi, ai organizoi një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rast që u shfrytëzua për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të pranishmit.

Ngjarja u mbajt në New Jersey, në ambientet e Carpathia West, ku Princ Leka erdhi i shoqëruar zyrtarisht nga Blerta, e cila duket e lumtur dhe e mahnitshme.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, duke i dhënë mundësinë çiftit që të shijojnë së bashku këtë ngjarje festive dhe të njohin më mirë miqtë e tyre shkruan PopArt.

Princ Leka dhe Blerta janë duke kaluar një periudhë të lumtur së bashku, dhe ky hap zyrtarizimi është një tjetër dëshmi e dashurisë dhe angazhimit të tyre për njëri-tjetrin.

Ora News