Fotot/ Presidenti sapo u bë gjysh, vjen në jetë mbesa e tij
Presidenti Donald Trump është bërë gjysh për herë të dhjetë. Nusja e djalit të tij, Eric ka lindur një vajzë.
Lajmin e bëri publik vetë Eric i cili shkroi në Twitter: “Lara Trump dhe unë jemi të entuziazmuar që mirëpresim në këtë botë, Carolina Dorothy Trump. Ne të duam!.”
Eric së bashku me djalin tjetër të presidentit Trump, Donaldin drejtojnë Organizatën Trump, një kompani që administron investimet e familjes në të gjithë botën. /Gazeta Liberale