FOTOT/ Pas një rruge të gjatë dhe plot sakrifica, Adele humbet 44 kilogramë. Ja si duket këngëtarja tani

Këngëtarja me famë botërore, Adele, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fillim të këtij viti, për shkak të ndryshimit drastik nga rënia në peshë.

E veshur me një fustan të zi, Adele i la të gjithë pa fjalë me fotot nga 32-vjetori i saj i lindjes.

Por që prej asaj kohe, këngëtarja nuk kishte postuar më asnjë foto, sipas “Mirror”.

Por, tashmë që ka humbur plot 44 kilogramë, 32-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram, ku duket nga koka tek këmbët.

Lehtësisht mund të vihet re trupi i tonifikuar dhe ndryshimi që ajo ka pësuar në fytyrë që nga fillimi i programit për të humbur peshë. Edhe pse Covid-19 ka anulluar karnavalet, Adele shfaqet me një look të veçantë si në Jamaica.

Duke treguar belin e hollë, Adele shkruajti krah fotos: “Gëzuar atë që do të ishte Notting Hill Carnival, Londra ime e dashur”.