Fotot nga paparazzi/ Me një stil unik dhe ekstravagant, Robert Aliaj tërheq vemendjen në rrugët e Tiranës i shoqëruar nga djali i tij
Robert Aliaj, artisti kontravers i rikthyer në vëmendjen e publikut pas një pauze të gjatë artistike, ka gjetur mënyra për të qenë gjithmonë interesant.
Në rikthimin e tij, ku të gjithë e mbanin mend si një këngëtar i festivaleve të muzikës së lehtë, i konformuar sipas rregullave të sistemit të asaj kohe, si kolegët e tij, publiku papritur zbuloi metamorfozën drastike të artistit si pasojë e emigrimit të gjatë.
Duke qenë pjesë e jurive në spektakle të ndryshme, Roberti ishte zgjedhur si personazhi kontrapetal, ironik, nganjëherë me komente edhe në kufinjtë e sakndalit.
Por gjithsesi publiku u mësua me Robertin e transformuar dhe e pëlqeu edhe këtë version të tij. Siç dihet, shoqëria jonë është mjaft e hapur për risi dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Robertin.
Por të qenit ndryshe u reflektua edhe në pamjen e tij të jashtne, ku veshja e artistit ishte komplet ndryshe, si kjo që shikoni në foto, me veshje bardhezi në rrugët e Tiranës dhe në shoqërinë e djalit të tij.
/Panoramaplus.al