FOTOT nga paparazzi/ Kapet mat Arbana Osmani dhe i dashuri i saj, çifti shfaqet rrugëve të kryeqytetit

Ka qenë muaji shkurt i këtij viti, kur “Panorama Plus” i surprizoi të gjithë teksa rrëfeu një histori dashurie që gati-gati ishte e pabesueshme. Bëhej fjalë për Arbana Osmanin, e cila deri në momentin e lajmit, nuk dihej publikisht që ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti.

E201D8BA-35C6-45FA-B64F-B1DEFD30EFA8

16F37391-4D42-491F-A5E6-2CEB40005BC7

Por superlajmi ishte historia e saj e dashurisë me regjisorin e programit që ajo drejton, “Dua të të bëj të lumtur”. Duket se misioni i saj televiziv për të bërë njerëz të lumtur, e bëri atë vetë të lumtur pikësëpari dhe regjisorin shtatlartë e të qeshur të programit, Eduart Grishaj.

AD40F2CD-E51F-4035-8925-AA3F844E04E0

80F11E71-9228-49B4-8925-8819D3F80B8E

Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, ndjekësit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”, që flasin për afrimitetin e tyre jashtë punës. Tani që është verë, Arbana dhe Eduarti, me sa duket, kalojnë mjaft kohë bashkë.

33D13C9C-A090-4022-BEF1-A43FCA092977

Ata shoqërohen pa asnjë kompleks në çdo ambient publik, si në këto foto që bëri paparazzi ynë pak ditë më parë. Aty shihet çifti në një bar, ku Arbana e sheh me aq dashuri Eduartin. Ndërkohë, dalin së bashku dhe ecin rrugëve të Bllokut pa asnjë kompleks. Duhet theksuar se për këtë histori që u bë publike, asnjëri nuk është prononcuar.

6B03EFD6-53A8-44C0-9014-EE0FF211F541

Panorama Plus