Fotot nga dasma/ “Mesude” në jetën reale është e martuar me aktorin e njohur

Aktorja turke Derya Artemel është bërë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Mesudes” në serialin “Lule të vetmuara”.

Ndryshe nga seriali, në jetën reale aktorja 39-vjeçare është shumë e lumtur me martesën e saj. Ajo është e martuar me aktorin Mehmetcan Diper i cili është djali i aktores së mirënjohur Nazan Diper.

Derya dhe Mehmetcan u martuan dy vite më parë me një dasmë ku ishin të ftuar një rreth i ngushtë shoqëror dhe familja. Mediat kanë publikuar disa foto nga dasma e çiftit. Ndërsa vetë ata publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk mungojnë deklaratat e dashurisë.

Çifti duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit teksa nuk i ka lidhur vetëm dashuria, por edhe profesioni.

Derya dhe Mehmetcan aktrojnë bashkë në teatër. Çifti janë bashkë prej disa vitesh dhe lidhjen e tyre nuk kanë mbajtur aspak të fshehur nga syri i publikut. Më poshtë ju sjellim disa foto të tyre.

revistawho.com