Fotot nga ceremonia/ U dashuruan gjatë karantinës, Pamela Anderson u martua me truprojën e saj dhe e mbajti të fshehtë
Pamela Anderson nuk është më beqare. Aktorja e famshme dhe truproja i saj, Dan Hayhurst, u martuan në prag të Krishtlindjes në shtëpinë e Anderson në Vancouver Island, konfirmoi përfaqësuesi i 53-vjeçares për CNN.
“Jam martuar në pronën që bleva nga gjyshërit e mi 25 vjet më parë, këtu janë martuar prindërit e mi dhe ata janë ende së bashku,”- tha ajo për Daily Mail.
Ndërsa një burim i afërt me aktoren tha se ajo është më e lumtur se kurrë përkrah truprojës.
“Dan është mbi re, ai u martua me vajzën e ëndrrave”– tha burimi.
Lajmet vijnë më pas se një vit, pasi Pamela Anderson u martua për 12 ditë me Jon Peters, por që u pendua shumë shpejt për vendimin që mori.
Raportohet se 53-vjeçarja u martua me truprojën pasi u dashuruan gjatë periudhës së karantinës.
“Jam pikërisht aty ky duhet, në krahët e një njeriu që më do vërtet,”– tha ajo për Daily Mail. “Jam e dashuruar. Ne u martuam në prag të Krishtlindjes me bekimin e të dy familjeve tona, të gjithë ata që njohim janë të lumtur për ne.”
Gjithashtu ajo ndau edhe foto nga dasma e saj private, ku aktorja shihet e veshur me vellon e bardhë.
Pamela Anderson ka qenë martuar me Nick Solomon dy herë, në vitin 2007 dhe 2013. Ajo u martua dhe u divorcua nga Kid Rock në 2006.
Ndërsa martesa e saj e parë ishte me Tommy Lee në vitin 1995, së bashku çifti kishin dy fëmijë dhe u divorcuan në 1998.
/Panoramaplus.al