FOTOT/ Në zonën mega luksoze në Beverly Hills, Princ Harry dhe Meghan zgjedhin rezidencën gjigande 18 milion $ me siguri maksimale
Vila me pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo e miliarderit Perry, ulet në 22 hektarë në majë të një kodre në komunitetin ultra ekskluziv të Beverly Ridge Estates, i cili ruhet, duke ofruar pamje të qytetit nga oborri i shtëpisë.
Nuk dihet nëse Harry dhe Meghan e kanë marrë me qira pronën e Tylerit ose do të qëndrojnë atje si mysafirë, por nuk ka asnjë të dhënë për rezidencën që është shitur.
Duka dhe Dukesha aktualisht janë duke punuar në një seri dokumentarësh me Oprah Winfrey.
Një burim i tha DailyMail.com: ‘Meghan dhe Harry kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mbajtur bazën e tyre në LA sekrete. Ekipi i tyre i ndihmoi ata të zgjidhnin vendndodhjen në Los Angeles me mençuri. Beverly Ridge ka portën e vet të mbrojtur dhe prona e Tyler ka një portë të veten e cila ndiqet nga ekipi i tyre i sigurisë. Beverly Ridge është një vend i shkëlqyer për të mos rënë në sy. Fqinjët janë kryesisht të vjetër dhe bizneset përrreth nga më të pasurat në vend.”
R.L/Dosja.al