FOTOT/ Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur në vitin 793
Nga sot në Angli është mbyllur një ambient, pronari i të cilit pretendon se është pub-i më i vjetër në botë.
“Ye Olde Fighting Cocks”, i vendosur në St Albans, Hertfordshire, sipas pronarit të tij, Christo Tofalli, daton që në vitin e largët 793 dhe u detyrua të mbyllej, pasi pronari shpalli falimentin. Ai tha se ishte “zemërthyer dhe se kishte provuar gjithçka në mënyrë që ta mbante barin hapur”.
Edhe pse i ka mbijetuar luftërave më të mëdha dhe epidemive botërore, duket se COVID19 ka qenë një sfidë e papërballueshme për këtë pub, i cili frekuentohej gjerësisht nga adhuruesit e birrës.
(f.g/dosja.al)