
FOTOT/ Lady Gaga shtatzënë? Pamjet nga dasma e motrës së saj ndezin thashethemet
Fotot e reja të këngëtares Lady Gaga të publikuara nga dalja e saj e fundit tregojnë yllin me barkun e rrumbullakosur dhe mediat e huaja po aludojnë për një shtatzëni të mundshme. Këngëtarja 38-vjeçare u fotografua në dasmën e motrës së saj Natalie ku veshi dy fustane të ndryshme.
Si me fustanin e zi ashtu edhe me atë të shoqërueses së nuses ngjyrë rozë, dallohet një ndryshim në trupin e këngëtares. Javët e fundit para dasmës së motrës së saj, këngëtarja nuk bëri asnjë dalje publike me partnerin Michael Polanski.
Gaga bëri vetëm një paraqitje publike kohët e fundit, në premierën e koncertit të saj në HBO, Gaga Chromatica Ball, në një pamje të veçantë.
dosja.al