FOTOT/ Klea Huta rikthehet si aktore pas lindjes në serialin e ri të Bjordi Mezinit

Muajt e fundit, Klea Huta i është dedikuar plotësisht shtatzënisë dhe tashmë të birit, Krid. Të paktën kështu mendonim ne, pasi ditën e djeshme është zbuluar projekti me të cilin do t’i rikthehet ekranit.

Klean do ta shohim sërish si aktore, një ndër pasionet e saj që në fëmijëri. Gjithçka është bërë e ditur nga postimi i banorit të “Big Brother 2”, Bjordi Mezini. Ai ka prezantuar trailerin e projektit të tij filmik “Kapiten Dinamo”.

Nga videoja dhe hashtaget nën të kuptojmë se bëhet fjalë për një serial televiziv, i cili ka në qendër jetën e një regjisori. Krah Kleas do të jenë edhe personazhe të tjera, si: Erblin Bajko, Enxhi Cuku, Roland Saro, Aleks Seitaj, Romina Ruda etj. Nuk ka ende një datë për publikimin, ndërkohë që pritet veçantia e këtij projekti të ri televiziv. Moderatorja Klea Huta vendosi që së fundmi t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj në “Instagram”.

Ajo tregoi momente të ndryshme nga pritja e ëmbël dhe një ndër pyetjet që Klea nuk ka hezituar t’i përgjigjet ishte se sa ka qenë e nevojshme ndihma nga të tretët pas lindjes, nisur nga fakti se periudha pas lindjes shoqërohet me çrregullime të humorit dhe depresion. “Ka qenë gjithçka. Pa mamin tim dhe të gjithë pjesëtarët e familjes sime dhe të Elgitit do ta kisha jo të vështirë, por të pamundur për të mos kaluar post partum. Ma kanë bërë shumë të lehtë këtë rrugëtim të ri, më të bukurin në jetë, por dhe shumë i vështirë. E kam kaluar si diçka shumë normale, pa drama dhe pa depresione. Ndryshe nga fillimi i shtatzënisë”, ka shkruar Huta krah postimit të saj në ‘Instastory’, duke ndarë këto detaje nga pritja e ëmbël. Klea ka treguar gjithashtu se gjatë shtatzënisë me Kridin shtoi 19 kilogramë, megjithatë duket se ka arritur t’i humbasë menjëherë ato, pasi është shfaqur mjaft në formë.

Ndërkohë, për ta mbajtur gjendjen psikologjike mirë, ajo madje ka vendosur të kthehet menjëherë në punë me një projekt muzikor. Kështu, pas ardhjes në jetë të djalit Krid, Klea Huta lajmëron rikthimin në muzikë me një bashkëpunim. Pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Klea Huta ka vendosur të rikthehet në muzikë me një projekt të ri. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës së re në ‘Instastory’, duke pyetur ndjekësit se me kë mendojnë se do të vijë në bashkëpunim.

“Me kë dhe kur?”, ka shkruar Klea krah postimit ku shfaqet në makinë duke dëgjuar këngën. Huta nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë rreth rikthimit të saj në muzikë, por me siguri ajo do ta ndajë shumë shpejt projektin e saj më të ri. Klea dhe Elgit Doda u bënë prindër pas një historie disavjeçare dashurie./ Panoramaplus.al

Bjordi-Klea Huta

klea huta1 klea-huta-elgit doda9 klea-huta klea-huta klea huta elgit doda klea huta klea huta elgit doda 1 klea huta 1 klea-huta