FOTOT/ Kim Kardashian lahet e gjitha në mjaltë, çmend fansat me pozat e saj të fundit

Kim Kardashian ka lançuar produktet e saj të reja të kozmetikës në mënyrën më origjinale të mundshme.

Kardashian ka krijuar një koleksion me tone mjalti mat, pa shkëlqim, “Matte Mauve and Honey” . “Doja të bëja një version të artë të mjaltit, por pa shkëlqim”, thotë 40-vjeçarja.

Teksa ka prezantuar produktet, ajo ka pozuar teksa ‘lahet’ e gjitha në mjaltë.

“Jam argëtuar aq shumë duke luajtur me këto paleta të reja. Unë e dua këtë koleksion dhe mezi pres që djemtë ta provoni”, shkruan më tej Kim.

Në disa prej fotove, ajo shfaqet me një kurorë plot me lule në kokë dhe me bikini me thurje.

(kle.mu./dosja.al)