FOTOT/ Gjyshja 84-vjeçare që stërvitet çdo ditë

Ernestine Shepherd nuk e jeton aspak keq raportin me kohën që kalon dhe me siguri nuk do të përgjigjej e ofenduar nëse dikush do t’a pyeste për moshën, sepse nuk ka asgjë për të fshehur.

Në fakt , në llogarinë e saj Instagram gjëja e parë që lexohet është pikërisht kjo: 84 vjeçe.

Gruaja përshkruhet si një bodybuilder dhe duke parë fotot e saj mbeteni të habitur nga trupi muskuloz.

Mbahet e stërvitur nëpërmjet një aktiviteti fizik të vazhdueshëm, që bën pjesë në jetën e saj prej 30 vitesh.

Aventura e saj me bodybuilding ka filluar rastësisht, në një moment të jetës së saj, në të cilin me shumë mundësi as ajo vetë nuk mendonte se do të bënte një karrierë.

Por, përkundrazi, ashtu ndodhi, duke thyer të gjitha rekordet.

Mosha? Vetëm një numër

Energji me shumicë, muskuj aq sa për ta pasur zili edhe një 25 vjeçarë, shumë dëshirë për të jetuar dhe asnjë qëllim për t’u dorëzuar tek “është shumë vonë”.

Mosha për Ernestine Shepherd nuk është një pengesë dhe me 84 vitet e saj vazhdon të stërvitet me pasion.

Durimi i saj është padyshim jashtë të zakonshmes dhe është shembulli që forca e vullnetit është një motorr i rëndësishëm: ajo nuk e ka humbur.

Në kundërshtim nga ç’mund të mendohet duke parë fizikun e saj, rezultatet që ka sot janë fryt i një jete të tërë të kaluar në palestra.

Botën e fitness-it e ka zbuluar kur ishte tashmë 56 vjeçe.

As në atë rast nuk u dorëzua para atyre që e quanin shumë të thyer në moshë për t’u futur sërish në lojë dhe të përmirësoje veten e saj.

Fillimisht ishte vetëm një mënyrë për të gjetur formen: nuk ndihej më mirë me trupin e saj.

Më pas motra e saj e ka futur të provojë me ngritjen e peshave dhe që nga ai moment nuk është ndalur më, as kur e motra u largua nga jeta.

Përkundrazi, sporti ka qenë çelësi për të kaluar mërzinë: Ernestine vendosi që për të nderuar kujtimin e së motres do të kishte vazhduar të punonte, të mbahej në shëndet, të respektonte trupin e saj dhe të kujdesej për të.

“Në fillim isha e zemëruar për largimin e saj nga jeta. Por erdha në vete dhe thashë se do të kisha vazhduar të stërvitesha 3 ditë në javë”, ka thënë ajo.

Dhe kështu ka bërë, pa u dorëzuar asnjëherë, as gjatë pandemisë: ka vazhduar si me ngritjen e peshave ashtu edhe me vrapin prej 5 kilometrave në ditë.

Sigurisht, e gjitha shoqërohet me një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Ka hequr dorë nga disa gjëra (kripë dhe sheqer të tepruar kryesisht), dhe ka fituar në shëndet dhe në rini:

“Një kohë vuaja nga tensioni i lartë, atake paniku, refluks acidi. Pasi filmi a të stërvitesha ka ndryshuar çdo gjë për mua. Nuk kishte më ilaçe për tensionin e lartë. Aspak panik. Aspak refluks. Ushtrimi fizik nuk është një punë: është si një kurë ashtu edhe një kënaqësi”.

Një gjyshe prej rekordi

Me trajnerin e saj, ish Mister Universin Yohnnie Shambourger, Ernestine është përgatitur edhe për të marrë pjesë në garën e saj të parë të bodybuilding, me sukses.

Ajo fitore i ka dhënë Guinness Ëorld Record: në vitin 2010 është bërë më e moshuara konkuruese femër bodybuilder në botë, titull që e ka ruajtur deri sot.

Jo rastësisht në Amerikë është e famshme si 6-pack granny, ‘gjyshja me abdominale’.

Historia e saj, është shembulli se si nuk është asnjëherë vonë dhe se sa forcë vullneti ka brenda secilit prej nesh, ndonjëherë edhe pa e ditur.

Të kujdesemi për veten, të duam trupin tonë, të jetojmë çdo ditë në maksimum: kjo është ajo që Ernestine do tu thojë njerëzve dhe është edhe mesazhi i librit të saj.

Sekreti i rinisë së përhershme nuk është një eliksir apo një ilaç magjik, por vetëm 3 D-të: vendosmëri, disiplinë, dedikim (Determination, Disicpline, Dedication)./Përktheu: allnews.al