FOTOT EKSKLUZIVE/ Nata e çmendur e Hermes Nikaj në “Arrest shtëpie”, i zhveshur me Dom Pérignon në dorë duke…

Gazetari Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës ka realizuar një set fotosh shumë provokuese për Shën Valentin ndërsa ndodhet në “arrest shtëpie”.

Revista “Story” sjell fotot ekskluzive të 26-vjeçarit, që shfaqet i ulur poshtë një kolltuku, gjysmë i zhveshur, duke shijuar shampanjën Dom Pérignon, që mban në duar. Edhe pse po bëhen shumë muaj që është duke vuajtuar masën “arrest shtëpie” pas akuzës për shfrytëzim prostitucioni, Hermes ndjehet sërish i përkëdhelur dhe në formë.

E tani kështu tani gjen mundësinë të shijojë pasionin e tij, edhe fotografinë artistike, me imazh të kuruar nga grimerja e njohur e VIP-ave, Merita Merja.

Hermes Nikaj, gazetari dhe reporteri 26-vjeçar i “Vox pop”-eve për disa emisione të rëndësishme televizive, prej muajsh ndodhet i izoluar brenda katër mureve, me shpresën e mbylljes së çështjes pas arrestimit në flagrancë, me akuzën për shfrytëzim prostitucioni. Kujtojmë që ai u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, ndërkohë që në një intërvistë të fundit për “Panorama Plus” u shpreh se edhe pse dashuria i ka munguar këtë “Shën Valentin”, ai u gëzohet marrëdhënieve thjesht pasionante

www.story.al