FOTOT/ E veshur me të brendshme, Katy Perry tregon trupin vetëm pesë ditë pas lindjes së vogëlushes

Katy Perry ka pozuar me të brendshme vetëm pesë ditë pasi lindi fëmijën e saj të parë.

35-vjeçarja u bë nënë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Daisy Dove së bashku me të fejuarin e saj, Orlando Bloom.

Këngëtarja ka veshur një palë reçipeta të përshtatshme për të ushqyer të voglën e saj me qumësht, si dhe një palë të brendshme ngjyrë gri me bel të lartë, të cilat i mbledhin barkun.

Ajo shkruajti: “Flokët dhe make up-i nga rraskapitja.”

Katy mund të mos ketë qenë në gjendje të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve MTV Video Music Awards , por dëshironte të argëtohej në këtë mbrëmje.

Katy u bë nënë për herë të parë nga marrëdhënia me aktorin 43-vjeçar, Orlando Bloom. Orlando ka edhe një djalë 9 vjeç, Flynn, nga marrëdhënia me ish-partneren, Miranda Kerr.