Fotot e Rihannës me fytyrën e nxirë bëhen virale, zbulohet çfarë i ka ndodhur këngëtares

Rihanna ka pësuar një incident me një skuter elektrik ku ka marrë dëmtime në fytyrë.

Lajmet vijnë pasi fotot e yllit të popit me fytyrën e nxirë u bënë virale në media.

Këngëtarja u fotografua e ulur në një makinë jashtë një restoranti në Los Angeles.

People dhe TMZ raportuan se Rihanna kishte bërë aksident me një skuter elektrik.

Në një deklaratë për People, përfaqësuesi i këngëtares tha se ajo ishte “shëruar shpejt”.

“Rihanna është mirë tani. Ajo pësoi një aksident me skuter elektrik javën e kaluar dhe dëmtoi fytyrën,”– tha një përfaqësues i saj. “Për fat të mirë nuk kishte lëndime të mëdha dhe po shërohet.”

Fillimisht u ngritën shqetësime se mos RiRi ishte dhunuar, duke kujtuar episodin e tmerrshëm me Chris Brown, kur ai e rrahu në vitin 2009.

Përfaqësuesit e këngëtares i hodhën poshtë thashethemet se ajo ishte përfshirë në një përplasje fizike, duke sqaruar se ajo u përfshi në një aksident me skuter elektrik.

/Panoramaplus.al