
Fotot e reja/ Trejsi Sejdini me të brendshme duke tymosur
Trejsi Sejdini vijon të godasë me setin e saj të fotografive. Në pozat e reja të publikuara në Instagram, ajo shfaqet tepër joshëse dhe seksi.
Herë topless dhe herë me një rrjetë tyli të veshur sipër, ajo jo vetëm ka nxitur interesin e ndjekësave por ka marrë me vete edhe një sërë kritikash. Ndjekësit në Instagram në raste të caktuara nuk kanë kursyer sulmet ndaj saj, teksa e akuzojnë se kërkon të imitojë në detaje Oriola Marashin.
Komenti i një ndjekësi në Instagram: “Nuk ke asnjë lidhje me Oriolën sado që përpiqesh. Gjoksi yt i varur. Nejse, shkurt si makarona të ziera je. Ku pret nga momenti në moment të rrëzohesh”, shkruan Express. Ndonëse herët e tjera Trejsi ka qenë e drejtpërdrejtë në kthimin e përgjigjeve, këtë herë ka bërë të kundërtën.