Fotot e fundit të Kendall Jenner që morën mijëra klikime
Drejtoresha krijuese e FWRD, Kendall Jenner i la të gjithë fansat e saj pa frymë teksa publikoi imazhet e reja të linjës pranverore të markës së njohur të veshjeve.
Modelja 27-vjeçare hodhi në rrjetet sociale imazhet e setit fotografik teksa reklamonte një palë xhinse me bel tepër të ulët, që u bënë virale online në pak minuta.
Jenner shkruante përkrah fotove se ishte shumë e lumtur që bashkëpunonte me FWRD, ku gjithashtu ishte dhe imazh prej dy vitesh.