Fotot e fundit të Bennifer janë për këdo që s’beson në ribashkimin e tyre

Foto në makinë. Po edhe? Kjo s’do të thotë që janë në një romancë! Foto duke darkuar bashkë. Edhe? Çfarë vërteton kjo?! Foto në shtëpinë e Jennifer. Eha, thjesht kanë biseduar. Nëse keni qenë në grupin që nuk e beson romancën e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, atëherë është koha t’ju përditësojme me të rejat e fundit. Nëse po prisnit një puthje për ta besuar, ja tek e keni!

Ben dhe J.Lo u shfaqën në Malibu, Kaliforni në një darkë romantike. Duken sikur kanë sy vetëm për njëri-tjetrin.

Në një moment, se ç’pëshpërisin.

Ja dhe puthja.

Në videon e siguruar nga Page Six, fëmijët e J.Lo, binjakët Emme dhe Max, janë gjithashtu të pranishëm në darkë.

Javën e kaluar, një burim tha për People se nëna e Jennifer Lopez, Guadalupe Rodriguez, është “emocionuar” për romancën e rindezur.

/Anabelmagazine