Fotot e fundit e Alain Delon dhe mesazhi i ndjerë i së bijës për të!

Aktori i njohur francez, Alain Delon, u nda nga jeta mëngjesin e së dielës në moshën 88-vjeçare.

E teksa gjithë sytë e botës janë kthyer nga historia e jetës së aktorit të ndjerë, nuk kishte si të mungonte një vështrim edhe në Instagramin e vajzës së aktorit Anouchka, e cila vazhdimisht ka publikuar fotografi me ikonën e kinematografisë.

Aty gjejmë edhe foton e fundit të aktorit, ku krah saj vajza ka bërë edhe një dedikim për të atin e ndjerë. “Delon do të jetë gjithmonë Delon. Ai gjithmonë duket mirë. Gjithmonë pa të meta. Gjithmonë elegant. Si një verë e mirë. I përjetshëm”, shkruan vajza e tij në postimin e fundit me të atin.

Foto të tjera përfshijnë edhe momente të bukura që ata kanë kaluar së bashku përfshi një imazh nga fëmijëria dhe një tjetër realizuar kohët e fundit.

Alain Delon që prej 2019 ka patur nevojë për ndihmë pas goditjes që pësoi në tru. Vajza e tij Anouchka jeton në Zvicër dhe vazhdimisht e vizitonte sa më shpesh në pronën e tij në fshat në Douchy Francë.

Bordo