
Fotot e dasmës së Ariana Grande thyejnë rekordet historike të ‘Instagramit’
Sipas raportimve nga mediat e huaja dhe llogaritjeve të ‘Instagram’, postimet e Ariana Grandes me fotot e dasmës sekrete, që i publikoi ajo vetë për herë të parë janë postimi që e ka arritur numrin 10 milionë pëlqime më shpejt se çdo postim tjetër në historinë e rrjetit social. Numri shumë i lartë u arrit 1 orë e 41 minuta nga publikimi i fotove. Por jo vetëm kaq. Foto e dasmës së Arianës është e dyta me më shumë pëlqime në historinë e ‘Instagram’.
Pra, mësimi që nxorrëm është që sekretet na paskan përfitimet e veta dhe thyenkan edhe rekorde./revistawho.com