FOTOT/ Dasmë në kohë të vështirë, çifti shqiptar jep puthjen e martesës përmes maskave: Dashuri në kohë korone

Në setin fotografik të dasmës, të realizuar nga fotografi Agon Gjinofci, çifti shfaqen të veshur nuse e dhëndër por nuk mungojnë as maskat.

Një çift shqiptar në Kosovë ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, edhe pse vendi i tyre ka shënuar të prekurit e parë nga koronavirusi. Megjithëatë kjo nuk i ka penguar ata për të realizuar setin fotografik si nuse e dhëndër.

Në setin fotografik të dasmës, të realizuar nga fotografi Agon Gjinofci, çifti shfaqen të veshur nuse e dhëndër por nuk mungojnë as maskat.

“Dashuri në kohë korone,”-shkruan fotografi krah fotove.

View this post on Instagram

Love in the time of corona 😷❤️

A post shared by Agon Gjinofci (@agongjinofci) on

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(k.m./dosja.al)