FOTOT: Brenda dasmës së çifti të njohur të showbizit shqiptar

Çifti shumë i dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Ata kanë organizuar një dasmë të madhe 7 tetor në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës dhe pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëria e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.

Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.

Në mediat sociale janë publikuar disa video nga dasma. Venera dhe Lindi u njohën në vitin 2012 në “The Voice of Albania”. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.

Gazeta Tema