Fotoja që po “thyen” rrjetin, Selena Gomez bën foto duke buzëqeshur me gruan e ish të dashurit Justin Bieber

Ajo që s’pritej ndodhi. Selena Gomez dhe Hailey Bieber janë fotografuar së bashku dhe vajzat duken në paqe me njëra-tjetrën.

Ish e dashura e dikurshme dhe gruaja e Justin Bieber kanë pozuar të buëqeshura duke shkaktuar një furtunë në rrjetet sociale. Fotografi Hampton, ishte autori i pozës të realizuar në Gala-n e Muzeut të Akademisë 2022 në Los Anxhelos.

Një burim pranë Justin Bieber tha për “Entertainment Tonight” se: “Justin është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe se mund të ketë paqe mes të gjithëve”.

Kjo foto vjen pas paraqitjes së fundit të Hailey në podcast-in “Call Her Daddy”, në të cilën ajo këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asnjë debat mes tyre.

“Kam vetëm respekt… Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet askujt asgjë përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri [mes nesh]. Unë e respektoj atë”, tha modelja për Gomez pasi fansat aludonin se mes tyre ka tension.