Fotoja e tij para “malit me para” pushtoi rrjetin/ Olsi Beheluli tregon prapaskenat: Ishin “të pastra”. Nofka që mori prej mediave si “trafikanti idiot shqiptar”
Olsi Beheluli ka treguar se fotoja që kishte postuar me para nuk ishte shkak për prangosjen e tij, shtuar se ajo ishte publikuar ditë pas arrestimit të tij.
Shqiptari Olsi Beheluli ka treguar historinë që fshihet pas prangosjes së tij nga Policia britanike në vitin 2014. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”, Beheluli ka treguar se fotoja që kishte postuar me para nuk ishte shkak për prangosjen e tij, shtuar se ajo ishte publikuar ditë pas arrestimit të tij.
“E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë asgjë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arrestimit tim. Foto ka dalë pas kam hyrë në burg. Kjo foto thonë që është hedhur në Tëitter, unë s’kam pasur ndonjëherë Twitter. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë,”-u shpreh Beheluli.
Më tej, ai ka sqaruar se paratë që i përkisnin të afërmit të tij nuk ishin siguruar nga veprimtari kriminale duke i cilësuar si “të pastra”.
“Ato paratë ishin të pastra, i përkisnin dikujt që është njeriu im,”-shtoi ai.
Beheluli u cilësua nga mediat britanike si “trafikanti idiot” pasi publikoi në rrjetet sociale foto të tijat me para, duke u pikasur shumë thjeshtë nga Policia.
(k.m/dosja.al)