Fotoja e fundit e Freddie Mercury tregon gjendjen e mjerueshme të këngëtarit para vdekjes nga SIDA

Ditët e fundit të jetës së Freddie Mercury në vitin 1991 vazhdojnë të mbeten mister, edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite.

Vokalisti i Queen ndërroi jetë në 24 nëntor 1991 nga SIDA, ndërkohë që vetëm 24 orë më parë kishte bërë me dije publikisht se ishte prekur nga kjo sëmundje.

Fre-2

Zërat për gjendjen e tij shëndetësore qarkullonin prej vitesh. Që në vitin 1986 spekulohej se këngëtari kishte bërë analizat për HIV, ndërkohë që në vitin 1987 Queen ndërprenë një turne botëror që ishte pothuajse në fund.

Fre-3

Freddie Mercury, emri i vërtetë i të cilit ishte Farrokh Bulsara, në dy vitet e fundit të jetës është parë shumë pak në publik, duke qëndruar më së shumti në shtëpinë e tij në Londër.

Fre-4

Fotot e tij të fundit tregojnë se sa peshë kishte humbur, ndërsa në 3 shtator 1991 artisti është parë pothuajse si skelet jashtë shtëpisë së tij.

Fre-5

Një nga anëtarët e Queen, Brian May, tha: “Ai ndiqej nga shtypi dhe fansat kuriozë. Tjesht donte qetësi dhe të kalonte muajt e mbetur në paqe. Kishte shumë dhimbje”.