Fotoja e Duas çmend Miley Cyrus, këngëtarja “mallkon” publikisht Anwar

Mjaftoi vetëm një foto e Dua Lipës që Miley të “çmendej” pas këngëtares shqiptare. 25-vjeçarja ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet e shtrirë në tokë dhe e rrethuar me disa ëmbëlsira. E veshur me një fustanin e veçantë të “Versace” që ekspozon format e saj trupore, Dua duket shumë e bukur dhe provokuese. Ky postim ka bërë xhiron e rrjetit dhe është pëlqyer shumë nga fansat e saj, por vëmendjen e kanë marrë komentet e Miley.

“Ke ende të dashur?”– i ka komentuar ajo. E kur Dua e buzëqeshur i ka pohuar se është e lidhur, Miley i ka shkruar “Shkëlqyeshëm! E lumtur për ty!” Këtij komenti Dua i është përgjigjur me “Faleminderit Miley! E vlerësoj!“. Mirëpo, prisni se qershia mbi tortë ende s’ka ardhur. Komenti që shkaktoi më së shumti të qeshura në Twitter ishte ai ku amerikania shkruan me shaka “Shpresoj që i dashuri i saj të vdesë!” Deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga Anwar, dhe këtu gjejmë rastin të kujtojmë se Miley ka deklaruar se është biseksuale. Për më tepër ka thënë se do donte krah saj një vajzë po aq të suksesshme sa ajo ose edhe më shumë.

Por, çfarë tha Miley për Duan pak muaj më parë?

Sikundër mund ta dini, dyshja solli një super bashkëpunim në nëntor të 2020 të titulluar “Prisioner”, ku ndër të tjera u komentua shumë klipi pasi artistet shfaqeshin në skena të nxehta dhe mjaft të afërta. Pas projektit Miley tha në një intervistë për rrjetin radiofonik britanik “Heart” se ka puthuar Duan në buzë, por vetëm kaq. Autorja e hitit “Midnight sky” ka deklaruar në një intervistë tjetër se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me Duan, duke theksuar se ajo është e lidhur me Anwar. Përveç kësaj tha se janë shoqe dhe nuk ka parë ëndrra erotike kurrë me të.

“Nuk bëmë seks. Në fakt nuk kam pasur kurrë ëndrra erotike me Duan. Në fakt, nuk e dua këtë gjë, sepse Duan e shoh si shoqe shumë të mirë. Por po e marrë sikur kemi bërë seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë. Dua është super-seksi!”

Tani, një pyetje na lind natyrisht ne? A është penduar Miley për këtë gjë dhe a e sheh më Duan vetëm si shoqe? Pas këtyre komenteve kemi shumë dyshime.

/News31