Fotoja e çiftit Trump bëhet virale, njerëzit janë të bindur se gruaja krah Presidenti nuk është Melania

Donald Trump dhe Melania Trump, që kur miliarderi u bë President i SHBA, janë bër një ndër çiftet më të përfolura, sa për gjuhën e trupit që tregojnë në daljet publike, aq edhe për komunikimin jo edhe aq të mirë.

Gjithsesi tani, nisur nga një foto që po bëhet virale në rrjet, njerëzit janë të bindur që në eventin e fundit ku Trump mori pjesë, gruaja që qëndron krah tij nuk është Melania, por sozia e saj. Dyshim ky që çuditërisht nuk ngrihet për herë të parë, madje gruaja ka edhe një emër: “Fake Melania”.

Potreti i Melania-s duket më ndryshe se zakonisht në fotot e fundit. Ajo shfaqet e qeshur, me syze të mëdha të errëta që mbulojnë pjesën më të madhe të fytyrës së saj, megjithatë krahasimi me figurën “normale” të Zonjë së Parë të SHBA-ve mund të bëhet lehtësisht.

Fotoja po komentohet kryesisht për shkak të formës së fytyrës dhe buzëqeshjes së gruas që është krah Presidentit.