Fotografitë e Neymar gjatë pushimeve zhgënjejnë rrjetin! Çfarë ndodhi me futbollistin?

Neymar Jr është një nga futbollistët më të mirë e gjithashtu një nga të preferuarit e vajzave. Kjo për shkak të bukurisë fizike, stilit të tij dhe sigurisht karakterit shumë funny. Ai është gjithnjë duke qeshur, duke kënduar e kërcyer, duke dhuruar gjithnjë atmosferë pozitive. Ndonëse nuk ia doli të fitonte Kupën e Amerikës përballë Argjentinës muajin e kaluar, braziliani u komplimentua shumë për paraqitjen e tij gjatë turneut ku duhet pranuar se shkëlqeu. Javët e fundit ai ka qenë me pushime dhe para se të kthehet në Paris për t’iu bashkuar shokëve të tij të PSG, ai po shijon disa ditë në Ibiza.

Mirëpo, disa foto të yllit 29-vjeçar po qarkullojnë në rrjet dhe nuk po komentohen aspak për mirë. Shkak është bërë forma e tij fizike e cila lë për të dëshiruar. Si duket sulmuesi ka shtuar goxha në peshë duke mos patur fizikun e para disa muajve. Kaq ka mjaftuar që të bëhet meme në rrjetet sociale dhe të marrë kritika nga fansat e jo vetëm. Disa prej tyre e krahasojnë me Messin, i cili është 5 vite më i madh se ai dhe ka fizik për tu admiruar. Të tjerë kanë fotoshopuar fotot duke shkruar: “Kur shkon me pushime, por nuk duhet të tejkalosh me ushqimet dhe pijet. Neymar, qetësohu”.

Vetë Ney kohët e fundit është treguar i rezervuar me postimet në profilet e tij në rrjetet sociale ku nëse i shohim mungojnë fotot që ekspozojnë format trupore apo fotot pa bluzë. Megjithatë, jemi të sigurtë se me disa ditë aktivitet fizik do rikthehet në formën e mëparshme.

/News31