Fotografi kap “fytyrën e njeriut” në dallgët e detit

I janë dashur më tepër se 4000 shkrepje përgjatë 12 orëve, që të fotografojë këtë “portret” të veçantë të fytyrës së njeriut e formuar nga dallgët e detit.

Fotografi Ian Sproat tha se mbeti i habitur kur zbuloi se çfarë kishte arritur të kapte me aparatin e tij fotografik, në Roker të Sunderlandit, në Britaninë e Madhe.

Fotografia e veçantë mori mijëra komente dhe pëlqime, kur Ian e hodhi në faqen e tij në Instagram me përshkrimin: “A mund të jetë perëndesha e ujit Amfitrita, apo e dashura jonë e ndjerë mbretëresha Elizabeth?”.

Ish-elektricisti tha se kishte zgjedhur t’i dedikohej fotografisë pas disa porblemeve në jetën e tij private, e tani thotë me kënaqësi se hobi i ri dhe fotografia e famshme i kanë ndryshuar jetën.