(FOTO) Zënka dhe ofendime? Marrëdhënia mes Mikelës dhe Brunos jashtë “Për’puthen” nuk është si në ekran
Bruno dhe Mikela janë dy nga konkurrentët që kanë patur debatet më të ashpëra deri tani në “Për’puthen”. Fillimisht, ata realizuan një takim së bashku dhe shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin. Por, gjërat mes tyre u ftohën me kalimin e kohës, duke sjellë debate e akuza të shumta. Mikela u përlot në studio të premten pasi tha se Bruno i ka përmendur ish-të fejuarin dhe se nëna e saj ishte prekur nga gjesti i tij. Sakaq, ajo nuk i ka pritur fare mirë takimin e tij me Adën dhe zgjedhjen e Alvisës për të dalë me Brunon javën e ardhshme.
Por, duket se marrëdhënia mes tyre jashtë studios së “Për’puthen” nuk është aq e tensionuar sa në ekran. Kjo është lënë të kuptohet në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram. Bruno i ka bërë “share” profilit të qenit të Mikelës duke i bërë thirrje ndjekësve të tij që ta ndjekin. Ndonëse në emision ai ka bërë ironi me qenin e Mikelës në rrjetet sociale e ndjek. Kështu, duket se dy konkurrentët kanë komunikim dhe i bëjnë edhe “ndere” njëri-tjetrit.