Foto/ Xheni Karaj shkon me të dashurën në Kishën ku predikon Pastor Akili: Erdhëm me mendje të hapur se mos ndryshonim…
Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT+, ka vendosur të pranojë ftesën e Pastor Akilit dhe është paraqitur në Kishën ku predikon ai, sëbashku me të dashurën e saj, Livian dhe disa aktivistë të tjerë.
Në një status ironik, Karaj thotë se pasi dëgjoi dy orë “fjalën e perëndisë”, nuk pësoi asnjë ndryshim dhe kur doli nga Kisha, kuptoi se e do po njëlloj partneren e saj.
Pak ditë më parë, në emisionin e Arian Çanit, Zonë e Lirë, u shfaq një grua italiane e cila deklaroi se kishte qenë lesbike për më shumë se 40 vjet, por tani nuk i dashuron më gratë sepse “takoi Jezusin”. Sëbashku me pastor Akilin, në emision u predikua fakti se personat që idenfitikohen si LGBT+ mund të ndryshojnë, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga ky komunitet.
Me sa duket, reagimi i aktivistëve, lidhet me këtë program televiziv.
“Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtepinë e saj, se nuk ka asgjë të keqë tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa.
Tani e ka rradhën Akili ta lejojë Perëndine, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – ‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.’ “, shkruan ndër të tjera Xheni Karaj.