FOTO VIRALE: Pasi u martuan në Venecia, çifti shihet duke ngrënë sanduiç

Një foto e një çifti të porsamartuar në Venecia, është bërë virale në rrjet. Kjo për shkakun se të rinjtë që sapo ishin martuar në Venecia, janë fotografuar pak minuta pas ceremonisë martesore, të ulur në shkallë dhe duke ngrënë sanduiç.

Mirëpo kjo pamje paksa kontradiktore u ka tërhequr vëmendjen kalimtarëve që i fotografuan dhe një zjarfikësi i cili po kalonte aty pranë me një varkë të vogël.

Por ata vazhduan që të shijonin sanduçin pa u shqetësuar nga kalimtarët që i shikonin, ndërsa fotoja e tyre bëri xhiron në rrjet brenda një kohe shumë të shkurtër.